Rritet borxhi publik, 170 milion hua nga FMN dhe 650 milion nga Eurobondi

Rritet borxhi publik, 170 milion hua nga FMN dhe 650 milion nga Eurobondi

Të tjera para do ti shtohen borxhit publik të Shqipërisë. Qeveria ka vendosur të marrë borxh 174 milion euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, me interes 4.05%, për të mbuluar nevojat e shtuara financiare, që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Arben Malaj: Është kredi, nuk është grant. Nuk hyn në kreditë e buta, interesi është 4%. Do të ketë një kohë të shkurtër për ta kthyer.

Propozimi për ndryshimin e marrëveshjes nga këshillues në detyrues me FMN, cilësohet pozitiv nga ekspertët, por pa lënë mënjanë skepticizmin.

Arben Malaj: Duhet vlerësuar se kjo është marrëveshje dypalëshe për të ndryshuar statusin në kushtet kur kemi një rritje të madhe të borxhit, në kushtet kur jemi të paqartë se kur do të fillojë të gjallërohet ekonomia shqiptare.

Fatos Çoçoli: Fakti që do të jemi në recesion të fortë këtë vit, do të kemi  shumë vështirësi me procesin e rindërtimit pavarësisht të gjitha atyre fondeve që u angazhuan me 17 shkurt në Bruksel por nuk dihet se kur do të vinë.

Nga ana tjetër, qeveria parashikon të dalë sërish në tregjet financiare përmes eurobondeve me vlerën e 650 milion eurove, një pjesë e të cilave do të shkojnë për shlyerjen e borxhet e prapambetura.

Fatos Çoçoli: Duhet parë se ku duhet përdorur. Mirë është që ai borxh të përdoret për të ndihmuar sipërmarrjen.

Të dhënat e fundit tregojnë se borxhi publik ka arritur në vlerën 1.11 trilionë lekëve, pjesën më të madhe të të cilit e zë ai i brendshëm me 35.37%, ndërsa 30.48% përllogaritet të jetë borxhi jashtë.

EMISIONET