Në tregjet e kryeqytetit, rritja e çmimeve të fruta perimeve ka filluar të ndjehet. Vetë qytetarët tregojnë se produktet janë shtrenjtuar.

Perimet duket se janë ato që kanë pësuar rritje në çmime, ndërsa frutat presin ende vitin e ri.

Por, ka edhe nga ata qytetarët që zgjedhin Tiranën për të blerë më lirë.

Ndërsa, për tregtarët rritja e çmimeve nuk ka ndodhur ende. Shqetësuese për ta mbetet fuqia e pakët blerëse.

Periudha përpara festave të fundvitit ka sjellë përherë shqetësime te qytetarët, për shkak të abuzimeve me ccmimet e produkteve, ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë në lidhje me këtë çështjeje.

/Ora News.tv/