Roza Lati shprehet e habitur për reagimin e Kejsit pas skeçit me Stresin: Ishte një pikëpyetje për mua

Roza Lati shprehet e habitur për reagimin e Kejsit pas skeçit me

Roza Lati ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në TV Ora. Gjatë intervistës Roza flet edhe për sherrin virtual me bashkëshorten e Stresit pas skeçit që bënë në “Ëhy Not”. Moderatorja shprehet se nuk ia ka idene se pse Kejsi reagoi në atë lloj mënyre sepse ajo dhe stafi i emisionit u përpoqën që të nxirrnin sa më mirë Stresin përmes këtij skeçi.

Rudina Dembacaj: Pasi u transmetua emisioni me Stresin, patët një përplasje me ish-të dashurën e tij. Është ish-i Stresit apo jo?

Roza Lati: Jo më duket, as unë nuk isha e informuar shumë mirë, as e kam pyetur Stresin për atë gjë dhe mesa mora vesh nga prononcimet e tij në kanalet e tjera mbrapa, kishte thënë që janë të martuar. 

Rudina Dembacaj: Për çfarë u prek zonja në fjalë?

Roza Lati: Nuk e di, ma thuaj ti! Mua nuk më takon të flas për këtë gjë sepse edhe Stresi më tha o Roz nuk dua që të flasim për këtë. I thashë ke të drejtë. Por me thënë të drejtën ne si stafi i “Why Not”, u përpoqëm shumë ta nxirrnim Stresin sa më mirë nga ajo histori edhe të merrja një reagim të ashpër nga zonjusha, ishte një pikëpyetje shumë e madhe për mua. Por nuk mundem të flas më tej sepse nuk më takon. 


EMISIONET