Ronaldo s'ka mëshirë, Neymar bën gjestin shembullor ndaj Cavanit

Neymar ishte një nga protagonistët absolut të Psg në fitoren që parizienët arritën në Champion League kundër Gallatasaray me rezultatin 5-0. 

Të gjithë sulmuesit e Psg shënuan, ndërkohë në minutën e 83, ekipi i Thomas Tuchel fitoi  një penallti. Në fushë ishte edhe Edinson Cavani që hyri si zëvendësues. Neymar që duhet të ishte si rregull futbollisti që do të godite 11-metërshin, tregohet altruist dhe ia lë uruguajanit ta godas. Nga pika e bardhë Cavani u tregua i saktë duke shënuar golin e 5-stë për të tijët.

Këtë gjest që Cristaiano Ronaldo vështirë se do ta bënte ka marrë pëlqimin e trajnerit Tuchel i cili u shpreh se: “Ishte një gjest i mirë. Të gjithë mund ta shohin, Neymari është shumë i ndjeshëm. Ai i dha topin Edisonit dhe ky është një simbol i mirë për skuadrën”.

EMISIONET