Robert Berisha theu rregullat e karantinës, shkon policia dhe i konfiskon instrumentat
Pas kthimit nga SHBA, Robert Berisha ishte i detyruar të qëndronte 14 ditë në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Prej disa ditësh ai është kthyer në familjen e tij dhe është shprehur se do kalojë sa më shumë kohë me vajzën Renee.
Në një komunikim live me emisionin e mëngjesit "Ora Shtatë" në Klan Kosova, këngëtari është shprehur sei ka thyer rregullat e karantinës duke grumbulluar disa veta në dhomë, gjë që nuk lejohej.
“Kur janë futur të tjerët në dhomë aty tek unë, i kemi thyer rregullat sepse nuk lejohej grumbullimi në dhomë. Të nesërmen ka ardhur policia dhe i kanë konfiskuar instrumentet sepse nuk lejohet që të mbahen koncerte", rrëfeu Roberti.