Robert Berisha ka qenë në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” ku ka treguar edhe eksperiencën që ka kaluar në konviktin e studentëve në Prishtinë. Ai shprehet se i ka kaluar shumë mirë ato 14 ditë dhe shpesh herë i mungon ajo periudhe. 

Roberti është shprehur se ditën e parë kur shkoi në konvikt ishte shumë i lodhur dhe i mërzitur nga udhëtimi dhe ambjenti në fillim nuk iu duk i mirë. Pas një apo dy ditësh u ambjentua kushtet të cilat u përmirësuan shumë dhe ushqimi ishte shumë i mirë.

Berisha tregon dhe një ngjarje kur e kishin ndaluar policët në rrugët e Prishtinës dhe i thotë me shaka që do i jepte kujdo 2 mijë euro që e rikthen sërish në karantinë.

“Gjatë ditës kur kisha dalë në rrugët e qytetit më ndaluan policët, nuk më kërkojë as leje sepse më njohin edhe më pyesin si tu duk atje në karantinë, a ishte mirë, unë bëra shaka me tha dhe i them do i jap 2 mijë euro nëse ka dikush mundësi të më kthejë atje. Më mungon, ishte një eksperiencë e bukur”, shprehet Roberti.\


/Ora News.tv/