Robert Berisha flet pas ndarjes: Vetëm vdekja më ndan nga Nora Istrefi

Robert Berisha flet pas ndarjes: Vetëm vdekja më ndan nga Nora Istrefi

Historia e tyre është në krizë, por Robert Berisha vazhdon të thojë se vetëm vdekja e ndan nga Nora Istrefi.

Në shkurt të një viti më parë, në emisionin "Why Not" në RTV Ora, ai e dha këtë deklaratë, për të cilën u pyet në emisionin “Mirage”.

"Po është e vërtetë. Vetëm vdekja mund të të ndajë nga nëna e fëmijës tënd. Kështu që gjithmonë do të jem babi i Renees dhe gjithmonë do të jemi bashkë”, u shpreh Roberti.

Ai bëri të ditur se vazhdon të gëzojë respekt për Norën për vitet që kanë kaluar bashkë dhe për faktin që janë prindër të vogëlushes Renee.

"Respekti deri në kulm. Gjithë jetën, sa të kem ymer, mos të mundem asgjë të bëj, një veshkë për Norën, një veshkë për Reneen. Për vete, plot zemër jam", vijoi Roberti.

Në fund të deklaratës theksoi se ndarja me Norën nuk është bërë ende me letra, prandaj një rikthim mes tyre është i mundshëm.

EMISIONET