Robert Berisha është kundër martesës së dytë dhe nuk do fëmijë tjetër përveç Rennesë

Robert Berisha është kundër martesës së dytë dhe

Gjatë një interviste Robert Berisha është shprehur se nuk nuk e ka në plan të martohet sërish.

“Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë, nuk kam ndërmend të bëhem sërish. Nëse nuk do te kisha fëmijë, mbase do e mendoja të martohesha për të përjetuar atë kënaqësi. Edhe profesioni im nuk më lejon të kem një martesë të dytë”, u shpreh Roberti.

Gjatë një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Dirë e Re” në TV Ora, Roberti ka shpjeguar këtë deklaratë dhe shprehet se portalet i deformojnë dhe keqkuptojnë gjithmonë intervistat e tij.

Robert Berisha: I kishin ndryshuar titujt, është mjeshtëri e portaleve, por kur futesh në lajm nuk ka asnjë gjë të keqe. 

Arjola Shehu: T’i ke thënë se nuk ke në plane të afërta një martesë, a do të thotë kjo se nuk do doje fëmije të tjerë përveç Reneesë?

Robert Berisha: Nuk i dihet, kurrë mos thuaj kurrë, unë fëmijët i kam shumë qejf, por Renee m’i plotëson të gjitha. Nuk e besoj sepse nuk kam dhe moshën, jam 42 vjeç dhe jam i kënaqur me Reneen. Prap po them që nuk i dihet jetës, por për momentin nuk është në plan.

EMISIONET