Riinfektohet me Covid-19 ish- banori i BB: Këtë herë është më shumë agresiv

Riinfektohet me Covid-19 ish- banori i BB: Këtë herë

Ish-banori i BB4, Petrit Bylykbashi, ka njoftuar përmes një postimi në "Facebook" se është riinfektuar sërish me Covid-19, tre muaj pas shërimit.

Kjo e ka habitur Petritin i cili i ka bërë thirrje të gjithëve të bëjnë kujdes, se koronavirusi mund të rikthehet.

Ai ka treguar se këtë herë, virusi është kthyer më agresiv se më parë dhe ka prekur mushkëritë e tij.

“Ky virus i çuditshëm! Mbas 4 ditëve të rishfaqjes së simptomave dhe një konsulte/percjellje të gjendjes disa orëshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosëm që unë me u ritestu për Covid19, fatkeqësisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthy afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë më agresiv, po sulmon aty ku ka dëmtu herën e parë, direkt në mushkëri.

Të jem real, duke qen i bindur plotësisht që nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as për një moment të vetëm dhe kontakt me njerëz të infekuar kam pas në shumë raste. Herën e parë fatmirësisht nuk është infektu askush nga unë, po uroj që kjo e njëjta më ndodh edhe këtë here, unë prap nga sot jam i vetëizoluar për aq kohë sa të është e nevojshme. Kujdesuni për veten, virusi po u kthejka”, ka shkruar Bylykbashi.


EMISIONET