"Ride or Die", Fero publikon një pjesë të këngës së re me të dashurën
Fero ka përfunduar projektin e ri muzikor "Ride or Die", por nuk dihet ende kur do e publikojë në platformat muzikore.
Sot, ai ka sjellë vetëm një fragment nga kënga ku duket se i shpreh dashurinë Arbenitës. Në videon e postuar në Instagram, reperi shfaqet duke kënduar, ndërkohë që e dashura e tij dhuron pak kërcim për ndjekësit.
Duket se ata janë më të dashuruar se kurrë pasi shkëmbejnë shikime dhe përqafime vazhdimisht.
“Së shpejti..”, shkruajti Fero në Instagram. Ndërkohë, paraditen e sotme morën vëmendje sikur ishin ndarë pasi nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Duket se cifti pëlqen të bëjë lojëra të tilla pasi nuk është hera e parë që bëjnë sikur janë ndarë.