Rezultoi negativ në testin e fundit, mjekët i japin “dritën jeshile” për stërvitje Dybalas

Rezultoi negativ në testin e fundit, mjekët i japin “dritën

Pas 46 ditësh “beteje” me COVID-19, ylli argjentinas i Juventus, Paulo Dybala mund t’i rikthehet stërvitjes individuale.

Ai rezultoi negativ nga testet e kryera ditën e mërkurë në qendrën spitalore të klubit.

Këto testime janë detyrim për të gjithë lojtarët e sidomos për Dybalan pasi ky i fundit ka qenë i infektuar.

Edhe e fejuara e tij duket se e ka kaluar sëmundjen pasi dhe ajo rezultoi negative nga testi i fundit.

Dybala shprehet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mezi pret që të zbresë sërish në fushën e blertë.

EMISIONET