Edhe pse merkato e janarit u mbyll, ekipet prestigjoze të Europës vijon punën për të ridimensionuar skuadrën me elementë të rinj.

Në Premier League, Arsenali pritet të zhvillojë një revolucion të madh jo vetëm te lojtarët por edhe te drejtuesit. Sipas mediave angleze, te “Topçinjtë” mund të rikthehet Arsene Wenger, këtë herë jo si trajner, por si drejtues.

Gjithashtu merkatoja e largimeve do të jetë e “nxehtë” tek klubi londinez, pasi me shumë mundësi skuadrës do t’i thonë lamtumirë tre lojtarë të kalibrit të lartë.

Trajneri Mikel Arteta ka nxjerr në merkato futbollistët Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette dhe Mesut Ozil.

Largimi i tyre do të sillte të ardhura në klub, të cilat më pas do të përdoren për të afruar lojtarë të rinj të talentuar, ku dhe do të mbështetet projekti i ri i klubit dhe trajnerit.

/Ora News.tv/