Reus besnik Dortmundit: Premtoj që nuk firmos kurrë me atë skuadër

Reus besnik Dortmundit: Premtoj që nuk firmos kurrë me atë

Në një botë ku gjërat janë të paparashikueshme, e ardhmja nuk mund të parashikohet.

Të tilla janë edhe premtimet e futbollistëve, që sado që janë të lidhur me skuadrën aktuale, kërkojnë të bëjnë hapin e madh drejt një skuadre më të mirë, si në aspektin financiar, ashtu edhe cilësor. Por, kalimi në një skuadër rivale nuk është konsideruar kurrë nga Marco Reus. Futbollisti i Borussia Dortmund ka hedhur poshtë zërat për një transferim të mundshëm te Bayern Munich.

Në një intervistë për "Frankfurter Allgemeine Zeitung" sulmuesi i krahut ka bërë deklaratën e shumëpritur nga tifozët verdhezinj.  

"Ju kurrë nuk do të më shihni që të luaj në Bayern Munich. Ky është një premtim".-deklaroi Reus.

29 vjeçari aktivizohet prej vitit 2012 te Dortmund, ku ka zhvilluar 153 takime, duke shënuar edhe 74 herë.

EMISIONET