Reperi Majk pëson aksident me makinë

Reperi shqiptar, Kastriot Rexha, i njohur si Majk ka pësuar aksident me makinë. Burime për ‘Indeksonline’ kanë zbuluar se në aksident janë përfshirë dy makina ku kanë mbetur persona të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë dhe reperi ka qenë duke drejtuar makinën e tij të tipit ‘Porsche’.

Milaim Fejzullahu, komandanti i Policisë së Trafikut në kryeqytetin e Kosovës, ka thënë për "Indeksonline" se personi që ka pësuar lëndime trupore është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai shtoi se aksidenti ndodhi prej mosrespektimit të shenjave rrugore në trafik. Fotografitë nga vendi i aksidentit janë marrë nga 'indeksonline'.

EMISIONET