Italia vazhdon ditët e pikut më të lartë të pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 760 viktima dhe numri i tyre në total ka shkuar në 13 915.

Pacientët e infektuar deri më sot me koronavirus janë 115 242 dhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4668 raste të reja.

Ndërkohë, 4053 persona po kurohen në repartet e terapisë intensive, 28 540 në struktura spitalore dhe 50 456 në kushte izolimi shtëpiak.

Çdo ditë po rritet në mënyrë të ndjeshme edhe numri i pacientëve të shëruar.

Deri më sot janë 18 278 pacientë të shëruar dhe janë 1431 pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Në rajonin e Lombardisë numri i viktimave është deri më sot 7960 dhe pacientët e infektuar kanë arritur më 46 065.

Gjatë 24 orëve të fundit janë 367 viktima më shumë se një ditë më parë e 1292 raste pozitive më shumë. 

Në Itali deri më sot janë kryer 581 232 tampone.

/Ora News.tv/