Reforma Zgjedhore, Kokëdhima: Pazar i PD dhe PS, janë struktura kriminale të zgjedhjeve

Reforma Zgjedhore, Kokëdhima: Pazar i PD dhe PS, janë struktura

Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima u shpreh se Reforma Zgjedhore është pazar midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Sipas tij, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, shkaku i prodhimit të krizave është shkatërrimi i sistemit zgjedhor.

Koço Kokëdhima: Reforma Zgjedhore shifet si një çelës për zgjidhjen e krizës. Kjo krizë politike është ciklike, është shumë e thellë. I ka rrënjët te shkatërrimi i sistemit zgjedhor. Kjo nuk është një diçka e bërë padashje, është produkt logjik i politikës uzurpative që ka ndjekur një grup liderësh partish shqiptare. Duke shkatërruar sistemin zgjedhor të Shqipërisë kanë shkaktuar këto kriza. 

Reforma Zgjedhore që do të bëjë PS dhe PD nuk demokratizon sistemin dhe nuk kuron burimet e krizës. Nuk ka gjasa të krijojë një të ardhme të mirë për Shqipërinë. Ajo që bie në sy është kujdesi për të sofistikuar këtë sistem që është sot në fuqi, por jo për ta demokratizuar atë. Kjo nuk është reformë që po zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Është një pazar midis këtyre do tre partive të vjetra, që kanë peng popullin e Shqipërisë. 

Më tej, kreu i Partisë Zgjidhja, u shpreh se Reforma Zgjedhore nuk po bëhet në thelb, pasi palët kanë përjashtuar zëra të tjerë të interesuar në hartimin e saj. Kokëdhima tha se duhet të merren masa që shqiptarët të kenë mundësi të zgjedhin direkt deputetët, të vendoset e drejta e referendumit apo të kufizohen mandatet.

Koço Kokëdhima: Këto kanë përjashtuar të gjithë faktorët e tjerë të shoqërisë shqiptare. Ato po përpiqen të retushojnë këtë sistem të kapur dhe po përpiqen ta mbajnë gjallë atë. Këto janë përpjekje për t`i hedhur hi syve shqiptarëve. Kriminelët më të mëdhenj të zgjedhjeve janë PD dhe PS. Strukturat kriminale janë detashmentet numuruese të këtyre votave. Në qoftëse këto nuk ikin nga duart e këtyre partive zgjedhjet nuk demokratizohen. Duhet që shqiptarët të zgjedhin vetë deputetët. Do të duhet të vendosej e drejta e popullit për të qeverisur me referendume. Do duhet të kufizohen mandatet e kryeministrit, presidentit, kryetarëve të bashkive. Në Shqipëri ka 30 vjet që qeverisin 3-4 njerëz. 

EMISIONET