Red Bull mendon për të ardhmen, "burgos" talentin premtues për 3 vite

Red Bull mendon për të ardhmen, "burgos" talentin premtues

Max Verstappen është një nga pilotët i cili ka treguar potencial në botën e Formula 1. 

Piloti monegask ka zgjatur kontratën me ekipin Red Bull deri në fundin e vitit 2023. 22-vjecari ka qenë pjesë e këtij ekipi që nga viti 2016, kur piloti holandez kaloi nga Toro Rosso në radhët e skuadrës austriake. 

Pas firmës së hedhur në kontratën e re Verstappen deklaroi se i është shumë mirënjohës ekipit Red Bull, që besoi në aftësitë e tij, duke i dhënë mundësinë për të garuar në Formula 1. Max Verstappen tha se dëshiron të fitojë sa më shumë që të jetë e mundur me këtë ekip për të përmbushur edhe qëllimin kryesor, që mbetet rivalizimi me skuadrat e tjera për titullin botëror.

EMISIONET