Mesfushori i Wolves, Ruben Neves është kthyer në objektivin kryesor të Realit të Madridit.

Lajmi bëhet i ditur nga "Don Balon", që shkon edhe më tej, teksa zbulon se "Los Blancos" kanë përpiluar edhe ofertën e parë për portugezin.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Reali ka dërguar 65 milionë euro për "Ujqërit", të cilët janë të dyzuar për tu përgjigjur ofertës për 22-vjeçarin.

Neves ka qenë gjithmonë në fushë për Wolves, me të cilët ka shënuar edhe 2 gola.



/Ora News.tv/