Reagoi ashpër ndaj kreut të Serie A, prokuroria hap hetim për presidentin e Interit

Reagoi ashpër ndaj kreut të Serie A, prokuroria hap hetim për

Presidenti i Interit Steven Zhang reagoi ashpër ndaj numrit 1 të Serie A, Paolo dal Pinos pas çoroditjes për të caktuar ditën e supersfidës së Italisë mes Juventus dhe Inter. “Ju jeni kllouni më i madh që unë kam parë. Jeni për turp,”  ishin fjalët e Zhang disa ditë më parë në drejtim të Paolo dal Pino.

Fjalët dhe akuzat e thëna prej tij në drejtim të presidentit të Seria A, nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe tashmë kanë vendosur në lëvizje Prokurorinë. Sipas asaj që raporton mediat italiane, prokurori federal Giuseppe Chine ka hapur menjëherë një dosje hetimi për sulmin e ashpër dhe fjalët e përdorura nga ana e presidentit të Interit, si: “Turp dhe Klloun”.

EMISIONET