Rashford rrezikon sezonin, United ofertë zyrtare për "bomberin" e PSG-së

Rashford rrezikon sezonin, United ofertë zyrtare për

Pasi ka humbur mesfushorët, Paul Pogba dhe Scott McTominay, Manchester United po përballet edhe me një krizë në sulm.

Dëmtimi i Marcus Rashford programohet të jetë më i rëndë nga sa pritej, duke shtyar kështu dhimbjet e kokës te trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer. Anglezi thelloi një dëmtim në shpinë gjatë pjesës së dytë në ndeshjen e FA Cup kundër Wolves dhe rrezikon që të humbasë një pjesë të mirë të sezonit.

Për këtë, drejtuesit kanë nisur punën për të gjetur një zëvendësues emergjent. Alexis Sanchez ishte idea e parë e "djajve të kuq", por kiliani ka një kontratë huazimi te Inter deri në qershor dhe vështirë se do të arrihet një marrëveshje për ta mbyllur më parë.

Ndërkohë, në krye të dëshirave të United mbetet Edinson Cavani. Mediat britanike zbulojnë se anglezët kanë dërguar një ofertë prej 10 milionë euro për uruguajanin e PSG-së, që po numëron ditët e fundit në kryeqytetin francez. Emra të tjerë janë ato të Mariano Diaz i Real Madrid dhe Cedric Bakambu i Beijing Guoan.

Për fatin e mirë, gjiganti anglez mund ta gjej zëvendësuesin në emergjencë për Rashford në merkaton e janarit, që në Premier League mbyllën më 2 shkurt.



EMISIONET