Raporti mbi klimën e biznesit, Xhepa: Problematikat e publikuara, jashtë vëmendjes së qeverisë

Raporti mbi klimën e biznesit, Xhepa: Problematikat e publikuara,

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, për përkeqësimin më të fortë në 8 vitet e fundit të klimës së biznesit në Shqipëri, shihet me shqetësim nga ekspertët. Selami Xhepa në një intervistë për ''Ora News'', shprehet se më shqetësues është fakti se gjetjet e publikuara, mbeten jashtë vëmendjes së qeverisë.

''Këto janë probleme që prej kohësh vazhdojnë të jenë prezente dhe që fatkeqësisht asnjëherë nuk ka marrë vëmendjen e duhur të autoriteteve shtetërore. Kjo e bën problemin vërtet shqetësues.''

Klima politike, monopolet apo korrupsioni në rritje, janë disa nga faktorët, ndaj sipas Xhepës, qeveria duhet të rishikojë politikat, madje dhe legjislacionin.

''Kjo do të thotë që institucionet e shtetit duhet të veprojnë. Autoriteti i Konkurencës apo në qoftë se duhet edhe ndryshimet e nevojshme ligjore duhet të ndërmerren. Në qoftë se çështja e korruspionit është një çështje apo një gangrenë e përhershme e sistemit, nuk duhet se ka një veprim qeveritar që të adresojë në mënyrë specifike këto lloj shqetësimesh. Ruajtja e konflikualitetit politik, pavarësisht nga fakti që qeveria ia atribuon këtë opozitës, por opozitat nuk quhen kurrë fajtore. Fakti që ne nuk kemi asnjë progres në  këto dimensione fondamentale të klimës së biznesit, kjo e bën fenomenin realisht shqetësues.''

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë nuk përfshinte efektet e shkaktuara nga koronavirusi, ndaj ekspertët shprehen se përgjatë këtij viti, gjendja mund të përkeqësohet.

EMISIONET