Rama takim me ndërtuesit në Durrës: Do të mbani përgjegjësi dhe do të ndiqeni penalisht

Rama takim me ndërtuesit në Durrës: Do të mbani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte në një takim me ndërtuesit dhe investitorë në Durrës, ku i bën thirrje se do të vendosen rregulla dhe supervizorë për çdo ndërtim.

Gjithashtu ai i vendos në dijeni se çdokush do të ndiqet penalisht në raste të shkeljes së këtyre rregullave teknike në ndërtim.

Rama: Minimumi që secili prej jush duhet të bëj është riparimi i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Nuk po ju themi që do shkojmë deri tek dëmet materialet brenda shtëpive por dëmet e godinës janë përgjegjësia jonë. Kjo është e qartë. Nuk kemi këtu se për çfarë diskutojmë që mos ta lëmë me dy kuptime. Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, jashtëzakonisht shumë. Më vjen aq keq për atë që ka ndodhur sa që nuk ndjej asnjë keqardhje për asnjë prej jush.  Nuk mundet dot që të ndërtosh ato struktura aq solide, që do të thotë që ju dini ta bëni punën dhe ja keni bërë yzmetin punës kur vjen kur vjen puna tek struktura sepse keni pasur frikë që me strukturën nuk luhet. Por pastaj mos të bësh minimumin që muri të jetë i gjerë sa është kolona, që është një parim që e di edhe njeriu i rrugës, mjafton që të ketë hedhur dy mistri, dhe jo më unë që jam marrë si kryetar bashkie gjatë me këtë histori nuk ka kuptim. Sot ka mënyra të ndryshme, mund të bëhet me kartonxhez, mund të bëhen të lehta fare, kjo është puna juaj e jo e imja. Ne do t’ju japim standartin, do t’ju vëmë supervizorë mbi kokë se nuk kemi besim dhe ju do të bëni punën.  E bëtë punën, nga ana jonë në rregull. Se çfarë bën pastaj Prokuroria ose dikush tjetër në anën e vetë nuk është puna jonë. Unë di t’ju them se kush tërhiqet nga kjo punë do t’i çojmë ne në Prokurori. Do të dalë unë dëshmitar në emër të atyre njerëzve që janë dëmtuar, se ne nuk do i lëmë pa mbrojtje. Por do të thotë që t’i marrim lekët nga taksat, nga buxheti. Është dyfish dhe kjo nuk shkon. Kështu që çfarë të keni, vini në dispozicion atje, jeta është e gjatë. Keni kohë që të riangazhoheni dhe të rihabilitoheni. Mos kurseni, mos kujtoni se mund të ikni dhe të mos jepni llogari. Bjerini drejt dhe shkurt. Ja keni detyrim këtyre njerëzve, vetes dhe familjes tuaj, fëmijëve tuaj.

EMISIONET