Rakacolli: Testohen vetëm personat e dyshuar, strategjia jonë ka ulur të shtruarit tek Infektivi dhe Sanatoriumi

Rakacolli: Testohen vetëm personat e dyshuar, strategjia jonë ka ulur

Në një intervistë në Ora News, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se strategjia shqiptare në luftë me Covid-19 është në përputhje me këshillat e OBSH-së.

Ajo u shpreh se u bëhen teste vetëm personave që kanë simptoma të virusit, dhe jo personave që mund të jenë mbartës, por që janë asimptomatikë.

Rakacolli shtoi se shtrimet në spital kanë rënë pasi janë gjurmuar personat e sëmurë dhe kontaktet e tyre.

Rakacolli: Numri i testimeve ka të bëjë me fazën që është një sëmundje. Tashmë jemi në një fazë pandemi. Përhapja e madhe e bën të pamundur që të  kontrollohet, pasi në shumicën e rasteve është asimptomatike. Një person që është asimptomatik është më i rrezikshëm sepse mund ta përhapë sëmundjen. Kjo e bën të pamundur që nëse nuk ke shenja dhe testohesh sot dhe je negativ, kjo nuk do të thotë se nesër nuk do të jesh pozitiv. Prandaj strategjia ka qenë në përputhje me këshillat e OBSH-së, që duhen testuar rastet e dyshuara. Më pas testohen kontaktet e personit të infektuar.

Ditën që ne themi kemi bërë 200 teste, ata 200 veta kanë plotësuar kushtet që mund të ishin të infektuar dhe nga këta numra të dyshuar, dalin 8 ose 10 atëherë është brenda të gjithave ligjeve të shkencës epidimiologjike. Për ata që duhet ta kuptojmë mirë, që thonë se duhet të kishte më teste te personat asimptomatikë, se nëse nuk i gjurmojmë simptomatikët do të kishim më shumë të infektuar në spital, sepse ai që është i sëmurë nuk rri në shtëpi. Shtrimet në spitale kanë rënë në rënie. Nga 90 veta tek Infektivi kemi vetëm 35, ndërsa te “Shefqet Ndroqi” kemi 9. Strategjia e testimit me numrin e të infektuarve që kemi është një strategji e duhur. 

EMISIONET