Bergamo, qyteti i "karvanëve me arkivolë" , imazhe të të cilit prekën gjithë botën ka nderuar rreth 6 mijë viktimat nga pandemia, me një ceremoni zyrtare ku mori pjesë dhe Presidenti i Republikës Sergio Mattarella.

Ceremonia u mbajt në kompleksin monumental të varrezave të qytetit, i cili për javë të tëra qëndroj mbyllur për shkak të pandemisë, e ku morën pjesë familjarë të viktimave e 243 kryetarë të bashkisë së komunave të provincës së Bergamos.

Në nderim të viktimave që nuk u mundësuan as dhe me një ceremoni varrimi në ato ditë të kulmit të infektimit nga virusi, u inagurua lapidari i kujtimit të viktimave Covid mbi të cilin është skalitur poezia e poetit italian Ernesto Olivero e cila nis "Ti je, jam i bindur që ti je pranë personave që vdesin vetëm, vetëm, e herë më pikturën e një nipi të ngjitur në xhamin e reanimacionit, një zemër, një puthje, një përshëndetje."

"Të kujtosh do të thotë të reflektosh seriozisht e me saktësi të rreptë mbi atë çka nuk funksionoi, mbi të metat e sistemit e mbi gabimet për të mos u përsëritur", janë fjalët e presidentit italian Sergio Matterella, i cili vendosi një kurorë lulesh dhe në Kishën "Ognissanti" e cila në ditën më të këqija të pandemisë strehoi me dhjetra arkivolë me trupat e viktimave që ishin larg kujdesjes, dhimbjes e dashurisë së familjarëve.

"Fati i shumë njerëzve dhe i familjeve të tyre ndryshoj papritmas. Jetë e ndenjta të copëtuara pa përqafimin e fundit, pa përshëndetjen e fundit, pa mundur të shtrëngojnë dorën e një të afërmi", tha kreu i shtetit italian, i cili e quajti qytetin e Bergamos si zemrën e Italisë, që përulet para miëjra burrave e grave të vrarë nga një sëmundje që vazhdon e kërcënon botën."

"Në Bergamo është Italia e vuajtuar, e plagosur, Italia që qan", tha Presidenti italian i cili ka nderuar me fjalët e tij dhe punën e humanizmin e treguar nga stafi mjekësor e personeli i Mbrojtjes Civile, nga vullnetarë, forca të rendit e të ushtrisë dhe të gjithë ata punonjës të adminsitratës që gjatë fazës më kritike të emergjencës Covid, nuk u ndalën 24 orë në ditë në shërbim të qytetarëve.


/Ora News.tv/