Arrestohet një person në Mat, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese.

Ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të portës së jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit L. N..

Shtetasi i arrestuar është S. K., 25 vjeç, banues në njësinë Administrative Komsi.

Sipas policisë ai ka qëlluar për motive të dobëta me armë zjarri pistoletë në drejtim të banesës së shtetasit L. N.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 320 fishekë dhe një granatë.

Pas ngjarjes ai e kishte hedhur armën e zjarrit në një rezervuar.

Polumbarët e RENEA-s do të vijojnë kontrollin në rezervuar, me qëllim gjetjen e armës.

/Ora News.tv/