Qëllohet për vdekje truproja e mbretit saudit

Qëllohet për vdekje truproja e mbretit saudit

Truproja i mbretit saudit, Salman bin Abdulaziz Al-Saud është qëlluar për vdekje nga një shok i tij në qytetin bregdetar të Jeddah pas një debati.

Abdul-Aziz Al-Faghm ishte i njohur në mbretëri dhe shpesh fotografohej së bashku me mbretin Salman në shtëpi dhe udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

Al-Faghm po vizitonte një mik në Shate të shtunën, kur u përplas ,e një shok tjetër, Mamdouh bin Meshaal bin Ali.

Mediat vendase nuk dhanë detaje mbi arsyen e debatit mes tyre. Raportohet vetëm se Bin Ali u largua nga shtëpia dhe u kthye me armë duke qëlluar gjeneralin Abdel-Aziz Al-Faghm.

Truproja mbeti i vdekur nga plumbat dhe dy persona të tjerë, përfshirë pronarin e shtëpisë, u plagosën.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes Bin Ali filloi të qëllonte drejt tyre dhe nuk pranoi të dorëzohej.

Ai u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit. Funerali i truprojës u mbajt të dielën në Mekë. Ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Al-Faghm i shërbeu familjes mbretërore saudite për 15 vjet, si truprojë e mbretit të ndjerë Abdullah dhe më pas si truproja personale e mbretit Salman.

EMISIONET