Putin nënshkruan dekretin për ndryshimet kushtetuese, mund të qëndrojë në pushtet deri më 2036-ën

Putin nënshkruan dekretin për ndryshimet kushtetuese, mund të

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi dekretin për ndryshimet kushtetuese, të cilat i hapin rrugë që të mbetet në pushtet deri në vitin 2036, nëse vendos të marrë pjesë edhe në dy palë zgjedhje presidenciale.

Sipas dekretit të nënshkruar të premten, ndryshimet do të hyjnë në fuqi ditën e sotme, më 4 korrik.

"Qytetarët e Rusisë kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe, në përputhje me këtë vendim, unë kam nënshkruar një dekret për publikimin zyrtar të kushtetutës me ndryshime", tha Putin.

Ai e nënshkroi dekretin disa orë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi shpalli rezultatet përfundimtare të referendumit për ndryshimet kushtetuese, të mbajtur nga data 25 qershor deri më 1 korrik.

Sipas rezultateve, rreth 78% e pjesëmarrësve në votime e kanë miratuar paketën e mbi 200 ndryshimeve kushtetuese.

Kremlini e cilësoi atë si “referendum triumfues ndaj besimit te presidenti Vladmir Putin”.

EMISIONET