“Puthja e vdekjes”, i burgosuri vdes pas puthjes së të dashurës, zbuloni arsyen

Një grua nga Oregon është burgosur pasi i dashuri i saj i burgosur vdiq pas një puthje në buzë që shkëmbyen për të transferuar drogën në burg.

Melissa Ann Blair puthi të dashurin e saj Anthony Powell vitin e shkuar për ti kaluar 7 qeska të mbushura me metamfetaminë (një lloj droge) në gojën e tij. Dy qeska i kapërcyen dhe iu hapën në stomak dhe 41-vjeçari vdiq nga toksiciteti i metamfetaminës, thanë prokurorët, raporton BBC.

Një gjykatës në SHBA tha se të dy Powell dhe Blair ishin përgjegjës për vdekjen.

"Ishte tragjike dhe e trishtueshme, por ai e ndan përgjegjësinë për atë që ka ndodhur,"-tha gjyqtari Marco Hernandez.

41-vjeçari i burgosur, vuante dënim të përjetshëm për vrasje të rëndë të vjehrrës së tij, e cila u godit me thikë.

Ndërsa Blair po vizitonte të dashurin e saj në burgun e shtetit të Oregonit më 2 qershor 2016, kur kaloi drogën.

Avokati i saj tha se Blair ishte detyruar që të bënte  këtë veprim, edhe pse Powell ishte prapa hekurave.

“Ai kishte kontroll të plotë mbi jetën e saj dhe duhet të bënte çdo gjë që i thonte ai.”

Gjykatësi Hernandez e dënoi me dy vjet burg në burg federal për akuzën e konspiracionit të drogës.

Ajo gjithashtu duhet të kryejë tre vite mbikëqyrje pas lirimit, si dhe bëjë terapi të drogës e të shëndetit mendor.

EMISIONET