Publikohet projektligji për amnistinë, do të deklarohen paratë dhe pronat e paluajtshme

Publikohet projektligji për amnistinë, do të deklarohen

Amnistia e parave dhe pronave të paluajtshme do të aplikohet deri në 1 vit kundrejt një tatimi që nis në 5 për qind dhe deri në 10 për qind. Të drejtën do ta kenë të gjithë shtetasit shqiptar brenda dhe jashtë vendit, por përjashtohen ata që kanë një çështje penale të hapur apo janë zyrtarë të shtetit.

Të gjithë personat që kanë kursime të ruajtura jashtë sistemit bankar do të kenë mundësi t'i deklarojnë kundrejt një tatimi prej 5 për qind.

Projektligji për amnistinë është zyrtarizuar prej qeverisë shqiptare dhe shpejt do të kalojë për votim në parlament.

Në të thuhet se do të ligjërohen dhe pasuritë e paluajtshme që ende nuk janë deklaruar. 

Në të gjitha rastet, deklarimi i aseteve, nuk mund të shërbejë si indicie për hetim në të ardhmen, duke ruajtur kështu anonimitetin e aplikuesit.

Në 4 muajt e parë, pas hyrjes në fuqi të ligjit, bankat e nivelit të dytë ku do të depozitohen paratë, do të tatojnë me vetëm 5 për qind të shumës totale të depozituar.

Pas këtij afati tatimi shkon në 7 për qind, dhe pas 8 muajsh shuma e depozuituar dot ë tatohet me 10%.

E njëjta gjë vlen dhe për deklarimin e pasurive të paluajtshme, e kështu duket se amnistia do të zgjasë 1 vit.

Individët do të mund të deklarojnë dhe pasuritë që ndodhen jashtë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Nga nisma mund të përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptar, qofshin ose jo rezientë në Shqipëri, por përjashtohen ata që akuzohen për vepra penale që kanë lidhje me krimin e organizuar, trafikimin, luftën kundër terrorizmit apo kanë dijeni për një proces të tillë, të iniciuar ndaj tyre.

Por përpos personave me precedentë të tillë penal, projektligji parashikon të përjashtojë dhe individët që kanë mbajtur ose mbajnë statusin e nëpunësit publik së bashku me familjarët e tyre, përfshirë këtu dhe njerëzit e politikës apo institucioneve më të rëndësishme në vend.

EMISIONET