Psg ndryshon marrsh, i vë syrin talentit që kushton 60 mln euro

Psg ndryshon marrsh, i vë syrin talentit që kushton 60 mln euro

Paris Saint Germain na ka mësuar të ofrojë në skuadër emra të klasit botëror, por së fundmi drejtuesit e klubit parizien kanë ndryshuar projekt.

Psg ka filluar të ndjek talentet dhe në shënjestër kanë vënë fantazistin, Houssem Aouar. Lyon e vlerson shumë "xhevahirin" e saj pasi më parë kanë refuzuar 40 milionë euro nga Tottenham për 21-vjeçarin. Aouar po shkëlqen këtë sezon duke shënuar 2 gola e ka dhënë 2 asiste në 17 ndeshje deri tani. 

Parizienët kanë nisur bisedimet me agjentin e lojtarit për një transferim në verë por çmimi i kartonit vijon të rritet dhe Lyoni nuk e lë të lire për më pak se 50-60 milionë euro. Psg këtë sezon vijon të kryesojë në kampionatin francez të futbollit e ndjekur nga Marsille. Ndërkohë ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel synon edhe trofeun e Champions League.

EMISIONET