"Pse duhet Vuçiçi këtu?" Rama: Shengeni ballkanik do të funksionojë me katër liritë e BE-së

"Pse duhet Vuçiçi këtu?" Rama: Shengeni ballkanik

Në konferencën e tij para gazetarëve në Kosovë, kryeministri Rama foli edhe për minishengenin ballkanik dhe për marrëdhëniet me presidentin Vuçiç.

Rama tha se Shengeni ballkanik do të funksionojnë me katër liritë e BE-së, kur kemi të jemi anëtarë të gjithë dhe nuk do të ketë nevojë më.

Pyetje: Keni folur më herët për minishengenin. A mendoni se ideja do të kryhet me sukses dhe ku është Kosova në këtë, pasi udhëheqësit kosovarë kanë qenë kundër në parim në kohën kur ka qeverisur Ramush Haradinaj. Keni thënë që dialogu Prishtinë-Beograd do të kryhet dhe Serbia do ta pranojë Kosovë. A keni folur me Vuçiçin dhe çfarë ju ka thënë ai?

Rama: Kush është krenar që në kohë paqeje luftën me mjetët e luftës dhe në vend të pushkës ka gjuhën, është për t’u admiruar. Paqja ka të tjera kërkesa. Lufta me Serbinë është transferuar nga lufta për liri, në luftë për njohje diplomatike dhe zgjidhje përfundimtare. Nuk di që lufta bëhet duke u barrikaduar dhe duke shpallur tradhtarë. Ajo që unë besoj është shengeni ballkanik. Nuk i them mini se jam i gjatë dhe gjërat e vogla nuk më tërheqin. Shengeni ballkanik do të funksionojë me katër liritë e BE-së, kur kemi të jemi anëtarë të gjithë dhe nuk do të ketë nevojë më. 

Rama u shpreh se presidenti Vuçiç duhet në këtë proces, pasi kështu hapen kufijtë dhe garantohen 4 liritë e BE-së.

Rama: Pse duhet Vuçiçi këtu? Sepse nëse duam të hapim kufirin dhe të garantojmë 4 liritë mes nesh. Ne e kemi provuar këtë më parë këtë. E themi ne si shqiptarë, por çohet Brukseli dhe Uashingtoni, Beogradi po se po. Atëherë ne duhet të vazhdojmë kështu me kufi mbyllur, me lehtësimin që së paku do të ketë një kontroll, apo do ta heqim fare. Nga ana tjetër janë një sërë marrëveshjesh. Pse marrëveshjet nuk ecin me shpejtësinë e duhur? Sepse nuk keni krijuar kornizën, duke i hyrë rrugës nga ana e kundërt. Nëse ne krijojmë kornizën, 4 liritë e BE do të implementohet. 

Rama foli edhe për forca manipuluese në lidhje me minishengenin, që sipas tij, shpifin dhe gënjejnë, pasi argumente kundër kësaj nisme nuk ka.

Rama: Pse duhet të angazhohen kaq shumë forca për të manipuluar dhe për të treguar të kundërtën e të vërtetës?! Nuk ka argumente kundër shengenit rajonal në funksionin e njësimit të hapësirave ekonomike, sociale dhe politike. Argumente nuk ka! Shpifje, gënjeshtra dhe manipuluar ka, që të krijohet armiku i brendshëm që bashkëpunon me armikun e jashtëm që ta sulmojmë dhe asgjësuar. Historia është fjalë e madhe. Koha, më shpejt se vonë do ta tregojë se të gjithë do të hyjnë në këtë proces. Edhe Kosova nuk ka rrugë tjetër, pasin nuk mund të rrijë mbyllur. Nuk i kërkon njeri kushte, pasi kushtet janë vënë nga Shqipëria. Kushti i vetëm ka qenë që nuk ka kushte. Nëse duan ta mbajnë taksën le ta mbajnë. Janë probleme mes dy vendesh, jo të kthehet në një çështje të gjithë tavolinës. Në aspektin e ndërveprimit të vendeve nuk është Jugosllavia, as BE që bllokon vendet e tjera. Këtu është një hapësirë dhe vendet bëjnë me njëri-tjetrin atë që duan.

Pse mos ta hapim kufirin? Vetëm se vëllai i Vuçiçit na e ka me të futur. 

EMISIONET