Ushtarët armenë u janë bashkuar protestuesve kundër kryeministrit të vendit në kryeqytetin Yerevan.

Ka ditë që protestohet kundër Serzh Sargsyan, i zgjedhur së fundmi kryeministë,  pasi ka qenë president për 10 vjet.

Ministri i mbrojtjes paralajmëroi ushtarët se do të ndëshkohen rëndë.

Tubimi i së Hënës erdhi si rezultat i arrestimit të kreut të protestave Nikol Pashinyan të Dielën.

Tani ai është liruar.

Kjo është dita e 11-të e demonstratave kundër Sargsyan, i cili ëho zhvilloi bisedime  me Pashinyan, deputet i opozitës, para se ai të ndalohej.

Pamje live nga protestat në Yerevan, tregojnë ushtarë të paarmatosur të bashkuar me protestuesit dhe duke valëvitur flamurin armen.

Agjensia e lajmeve AFP raporton se kishte ushtarë që  marshonin me protestuesit, përfshirë edhe veteranë të ushtrisë të cilët shërbyen në luftën kundër Azeirbaxhanit, duke i dhënë fund epokës sovietike.

/Ora News.tv/