Propozimi interesant, çfarë do ndodh me Formula 1?

Propozimi interesant, çfarë do ndodh me Formula 1?

Rregullat nuk kanë fund në Formula 1.

Pas propozimit që në sezonin e ri të shkurtohen pistat, zyrtarë të garës më të njohur me makina kanë dhënë një propozim vërtetë ambicioz.

Kryefjalë e saj është ndotja e mjedisit, me makinat e Formula 1 që preferohet të mos jenë aq të dëmshme në mjedis. Qëllimi i Liberty Media është që të ketë një F1 pa emetim CO2 deri në vitin 2030.

"Është një problem global që ne përpiqemi ta zgjidhim me risi. Në 70 vjet histori, teknologjia e Formula 1 ka qenë e dobishme për qindra miliona makina në rrugë sot", tha Presidenti, Chase Carey.

Gjithashtu, qëllimi është që të kemi mjete ekologjike deri në vitin 2025.

EMISIONET