Prokurorët në Turqi lëshuan urdhra arrestimi për 118 persona - kryesisht pjesëtarë të forcave ushtarake dhe të sigurisë - të dyshuar për lidhje me rrjetin, për të cilin Ankaraja thotë se qëndron pas një përpjekjeje për grusht shtet më 2016.

Autoritetet kanë shënjestruar në vazhdimësi ndjekësit e dyshuar të klerikut mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gulen, që nga grushti i dështuar i shtetit në korrik të vitit 2016, kur u vranë 250 njerëz.

Gulen, një ish aleat i presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan, ka jetuar në mërgim të vetë-imponuar në Pensilvani që nga viti 1999.

Ai mohon çdo përfshirje në grushtin e shtetit.

Që nga përpjekja për grusht shtet, rreth 80,000 njerëz janë burgosur dhe rreth 150,000 shërbyes civil, personel ushtarak dhe të tjerë u pushuan ose u pezulluan nga puna.

Aleatët perëndimorë të Turqisë, përfshirë Bashkimin Evropian si dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar veprimet e autoriteteve turke, ndërsa Ankaraja ka mbrojtur masat, duke thënë se ato janë përgjigje e nevojshme ndaj kërcënimit të sigurisë./ Marrë nga Europa e Lirë/

/Ora News.tv/