Projektligji për Trashëgiminë dhe Muzeve, opozita dhe mazhoranca votojnë pro parimisht

Projektligji për Trashëgiminë dhe Muzeve, opozita dhe mazhoranca

Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro, ishte thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias për të diskutuar Projektligjin e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeve. Seanca nisi me debate mes opozitës dhe mazhorancës por në fund e mbështetën dhe e votuan pro parimisht këtë projektligj.

Pas shumë debatesh dhe diskutimesh, opozita dhe maxhoranca i dhanë note kaluese Projektligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Palët votuan pro parimisht sepse ligji aktual nuk i plotëson nevojat që mendohet t’i përmbushë propozimi i ri.

Duka: Shqipëria kishte nevojë për një ligj të trashëgimisë kulturore, të rëndësishëm sepse mendoj që ligji i vitit 2003 nuk plotësonte nevojat e sotme të vendit.

Risitë që ky projektligj parashikon është krijimi i një pakete financiare për trashëgiminë kulturore jo vetëm nga buxheti i shtetit, por edhe nga donatorët, sepse ligji njeh krijimin e fondacioneve.

Një nga gjërat që Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro, theksoi tek projektligji është heqja e shumë kompetencave që ligji aktual ia jep Ministrit.

Kumbaro: I heqim Ministrit çdo mundësi për të marrë vendime lidhur me këto aspekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me vendimet që shkojnë drejtpërsërdrejt që nga ndërhyrja më e thjeshtë që mund të jetë një dritare. Asnjë vendim nuk merr ministri, vendimet merren vetëm nga këshillat që janë këshilla ekspertësh. Ministri është 1 votë siç janë gjithë anëtarët e tjerë. Krijimi i këtij fondi, në mënyrë të dedikuar nuk është vetëm sensibilizim, por edhe një mënyrë për të kanalizuar gjitha subjektet private apo publike që synojnë të investojnë në këtë drejtim.

Gjatë seancës dëgjimore opozita propozoi që projektligji të kthehet në kod dhe jo ligj, në mënyrë që Ministria e Kulturës të mos marrë vendime për ndërtime kullash.

Vokshi: Nëse është kot, krijon dhe siguri juridike. Mos vijë një qeveri, ta prishi, ta japi Butrintin apo të japë Voskopojën sipas qejfit. T'ia vari ministrit të gjitha kompetencat.

Kumbaro: Nëse është ligj apo kod, është më shumë cështje e formës juridike, e teknikës legjislative, e pasojave që ajo sjell në pjesën tjetër të legjislacionit.

Projektligji për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, i cili i referohet modelit italian do të diskutohet sërish në një takim tjetër me grupet e interesit nen për nen.


EMISIONET