Presidenti Putin: Situata e koronavirusit në Rusi është nën kontroll

Presidenti Putin: Situata e koronavirusit në Rusi është nën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se situata me koronavirusin në vend është nën kontroll pavarësisht se ka pasur rritje të numrit të viktimave dhe të të infektuarve nga dita në ditë.

"Me ndihmën e zotit do t'ja dalim ta kalojmë edhe këtë situatë" - shprehet ai në një videokonferencë.

Gjatë ditës së sotme, Rusia raportoi 6,060 raste të reja me COVID-19 duke e çuar në total 42,853 të infektuar.

Ndërsa numri i viktimave ka mbetur po i njëjtë ku kemi 361 persona që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Në një videomesazh me rastin e Pashkëve ortodokse, Putin shprehet se këto festa fetare do të forcojë më tepër besimin e popullit rus për të luftuar e për të vijuar më tej me jetën.

EMISIONET