Presidenti i Republikës Ilir Meta, do të zhvillojë sot (6 korrik) në orën 13:00 komunikimin e perjavshëm me gazetarët.

Më herët po gjatë ditës së sotme, Meta reagoi për ndarjen nga jeta të Hysni Shkjaut si pasojë e Covid-19, për të cilin deklaroi se ishte një humbje e madhe.

Përmes një postimi në Facebook, Meta tha se ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19 dhe të numrit të viktimave tregojnë se nevojitet urgjentisht një strategji e re, më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme.

/Ora News.tv/