Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar kërkesën e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, duke mos shkarkuar asnjë nga 4 gjyqtarët.
Ministria e Drejtësisë kishte kërkuar shkarkimin e gjyqtarëve Petraq Curri, Ergys Selmani, Ahmet Jangulli dhe Ken Dhima.
KLD vendosi rrëzimin e kërkesës së shkarkimit të gjyqtarëve Petraq Curri dhe Ken Dhima.
Për gjyqtarin e Fierit Ergys Selmani, KLD vendosi masën 'Vëretje', ndërsa për gjyqtarin Ahmet Jangulli kërkesa do shqyrtohet mbledhjen tjetër.
KLD në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Presidenti Ilir Meta ka pranuar dorëheqjet e gjyqtarëve Merita Xhani, Brunilda Kasmi.
Po ashtu KLD ka vendosur sot që të rikthejë në detyrë ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresaj Beçaj, e cila do të jetë gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Gjyqtarja rikthehet me vendim të KLD pasi ka fituar dy vendime gjyqësore.
Kjo e fundit ishte larguar pasi i përfundoi mandati dhe kishte bërë bërë kërkesë për rikthimin e saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Po ashtu Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos rikthimin në detyrë edhe të gjyqtares, Pajtime Fetahu e cila ishte pezulluar pas një hetimi të nisur ndaj saj si e dyshuar për korrupsion.

/Ora News.tv/