Presidenti meksikan thirrje karteleve të drogës të mos shpërndajnë ndihma gjatë pandemisë

Presidenti meksikan thirrje karteleve të drogës të mos

Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador deklaroi të hënën e 20 prillit se kartelet e drogës duhet të përqendrohen në dhënien fund të krimit, dhe jo të shpërndajnë ndihma për të varfërit gjatë kohës së pandemisë, shkruan New York Post.

"Këto organizata kriminale janë parë duke shpërndarë ndihma, kjo nuk është e dobishme," u tha López Obrador gazetarëve në një konferencë për shtyp.

"Çfarë i ndihmon ata të ndalojnë veprimet e tyre të këqija," tha presidenti, duke sqaruar se si bandat e drogës duhet të ndalojnë të dëmtojnë të tjerët.

Në vitin 2019, viti i parë në detyrë i López Obrador, në Meksikë u regjistrua një rekord, 34,582 vrasje.

Vërejtjet e presidentit vijnë pas raporteve që Alejandrina Guzmán, vajza e mbretit famëkeq të drogës Joaquín "El Chapo" Guzmán dhe kartelet meksikane po shpërndajnë pako me ndihma në të gjithë vendin.

Deri më tani në Meksikë janë shënuar 712 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 8,772 të infektuar.


EMISIONET