Edhe institucioni i Presidentit të Republikës ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar italian në shenjë solidariteti me Italinë qe po kalon momente tepër te vështira për shkak të pandemisë COVID-19.

Dritat e Presidencës janë ndezur me ngjyrat e flamurit italian pasditen e sotme.

Ndërkohë, të gjithë shqiptarët janë solidarizuar këto ditë të vështira me shtetin fqinj Italinë në luftën e saj kundër COVID-19.

Qytetet e ndryshme të vendit kanë ndriçuar sheshet qendrore apo godinat publike me tri ngjyrat e flamurit italian: të bardhë, të kuqe dhe jeshile.

Aktualisht, Italia është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë prej koronavirusit, ku gjatë 24 orëve të fundit 837 viktima.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 12 428, ndërsa numri i personave të infektuar është 105 792.

/Ora News.tv/