Moderatorja e njohur e “Glamour Zone”, Ester Bylyku, ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në TV Ora. Ajo fillesat e karrierës së saj i ka patur në TV Ora dhe vazhdon t’i qëndrojë besnike këtij televizioni që prej 7 vitesh. E pyetur nga Rudina pse nuk ka ndryshuar asnjë herë television, Esteri shprehet se Ora News është familja e saj.

Rudina Dembacaj: Si ka mundësi që nuk ke ndryshuar televizion ?

Ester Bylyku: Unë jam njeri shumë emocional edhe jam shumë e fiksuar me këtë pjesën që atje ku e nis, atje dua ta vazhdoj. Kam patur oferta nga disa televizione të tjera shumë të mira, por me shumë respekt i kam thënë nuk mundem sepse Ora për mua është familje.

Çdo gjë që di të bëj e kam mësuar këtu. Mundësinë e parë ma ka dhënë Ora, ma ka dhënë Presidenti Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij Mimoza dhe unë jam shumë falenderuese dhe tani që u bëra dikushi që di të bëj gjërat shumë mirë, të largohem jo. Realisht jam si në shtëpinë time.


/Ora News.tv/