Pas tre muajve izolim e pa aktivitete artistike, artistët e Migjenit mbajtën në ambient të hapur në Shirokë, koncertin tashmë tradicional, “Pranvera më këngë”. Qytetarët shijuan një natë ndryshe, por disa duke neglizhuar protokollet anti-covid të përcaktuara nga organizatorët.
E vonuar prej kohëve që po jetojmë si pasojë e Covid 19, por kjo nuk i pengoi që Shkodres t'ja uronin “Pranverën me kengë”.
Artistët e teatrit “Migjeni” dolën nga shtëpia dhe u dhuruan një natë ndryshe në sheshin e rivitalizuar të Shirokës.
Qytetarët shijuan pa fund interpretimet, ndërsa vetë artistët shijuan të parat duartrokitje pas më shumë se 3 muajsh izolim dhe pa aktivitete artistike.
Nuk ka qenë e lehtë puna për të ardhur tek ky koncert, pasi me artistët ndërsa bëheshin prova, duheshin respektuat masat anti-Covid.
Por një pjesë e qyetarëve nuk treguan kujdesin e duhur.
Koncerti “Pranvere me kengë” është kthyer në një traditë në Shkodër ndërsa këët vit ishte organizuar si ndërthurje e zërave të rinj me këngëtarët profesionistë.

/Ora News.tv/