Prangoset një 39-vjeçar në Tepelenë, pasi qarkullonte me armë zjarri dhe armë të ftohta, si dhe posedonte lëndë narkotike kokainë.

Për t’iu shmangur kontrolleve, dyshohet se ky shtetas përdorte një emblemë të Policisë, e cila u gjet në makinë.

“Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, 1 armë sportive, 2 armë të ftohta, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një emblemë metalike si ato të Policisë së Shtetit.” njofton policia.

Ky shtetas u kap në rrugën nacionale Tepelenë-Mallakastër, në afërsi të Liqenit të Krahësit, për ndarjen e zonave të gjelbra.

Gjatë kontrolleve të imtësishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim u evidentua dhe arrestua në flagrancë 39-vjeçarin B. H., banues në Tiranë.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve u bë edhe ndalimi i shtetasit R. Ç., 36 vjeç, banues në Tiranë, pronari i mjetit.


/Ora News.tv/