Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 35-vjeçari në Kurbin.

Shtetasi i arrestuar është A. T., 35 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Si provë materiale sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me krehër me 9 fishekë.

“Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 35 vjeç.” – njofton policia.

Policia në qytet Laç, kanë bërë ndalimin e mjetit tip "Volkswagen", dhe gjatë kontrollit të ushtruar kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, me krehër me 9 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

/Ora News.tv/