Postimi/ Buffon "zbulon" të ardhmen me 3 gabime fatale

Postimi/ Buffon "zbulon" të ardhmen me 3 gabime fatale

Shembull në fushë, por ... jashtë saj lë për të dëshiruar.

Gianluigi Buffon ka dështuar për të tejçuar atë mirësinë dhe kulturën e akomuluar gjatë këtyre viteve, duke befasuar jo pak tifozët. Legjenda e portës së Juventusit ka njoftuar largimin nga PSG, por ende nga futbolli i luajtur. Kjo ka ngjallur interesin e disa skuadrave italiane si Brescia dhe Parma, por edhe Barcelonës.

Gjithsesi, Buffon ka njoftuar se rrugët që merren nuk të detyrojnë të kthehesh pas, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë interesin e Parmës. Por ajo që ka bërë përshtypje është publikimi i një fotoje në rrjetin social "Twitter". Shpejtësi e lartë në makinën e tij, një dorë në timon dhe ... paketë cigaresh.

Kushte të cilat mund të stepin shumë skuadrat që e duan në gjirin e tyre për sezonin e ardhshëm, edhe pse cilësitë e Buffon nuk kanë nevojë për shumë shpjegim.  

EMISIONET