Pollo: I rrezikshëm mohimi i 15 kushteve nga Rama, nuk ecim dot drejt BE-së pa rrotacion politik

Pollo: I rrezikshëm mohimi i 15 kushteve nga Rama, nuk ecim dot drejt

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së Genc Pollo u shpreh se mohimi i Ramës për 15 kushtet e BE-së është diçka e rrezikshme dhe ecje drejt BE-së nuk mund të bëhet pa një rrotacion politik.

Genc Pollo: 15 kushtet janë një listim dhe një pasqyrë e gjendjes së rëndë që ka degraduar vendi në këto 7-8 vjet. Por më e rrezikshme është mohimi që bën kryeministri për këto kushte. Mund të gjejë justifikim për çdo gjë, por këtu po flasim për një situatë ku janë dhënë 15 kushte të konfirmuara me një shumicë 80% nga Parlamenti Evropian.

Ai abuzon me video duke i nxjerrë nga konteksti duke thënë që mali i Dajtit nuk është aty. Ky thotë që problemet nuk ekziston, 15 kushtet nuk ekzistojnë. 

Të mos kemi shpresa që me këtë qeveri të ecim drejt BE-së, pa një rrotacion politik.  


EMISIONET