Një kandidat për kryebashkiak në Japoni ka premtuar se do të zëvëndësojë politikanët me inteligjencën artificiale që thotë se do të mbledhë statistika për votuesit për të krijuar politika.

Michihito Matsuda, gjatë fushatës së tij në Tama New Town, Tokion perëndimore, këmbënguli se robotët do të jenë në gjendje të krijojnë të dhëna për të formuar një politikë të përcaktuar qartë.

Fotografitë tregojnë posterat e fushatës që mban imazhin e një roboti humanoid me karakteristika femërore, në makina dhe billborde në zonë.

44-vjeçari mbajti një fjalim që përshkruante vizionin e tij të pazakontë politik për zhvillimin e madh të Tama New Town, i cili është ndërtuar në vitet 1960 dhe është më i madhi në Japoni.

Ai tha: "Tama New Town ishte qyteti më i avancuar në Japoni 40 vjet më parë. Popullsia e plakur do të vazhdojë të rritet, duke shkaktuar një nevojë për ndryshime në administratën aktuale. Lëreni inteligjencën artificiale të përcaktojë politikat duke mbledhur të dhënat e qytetit dhe ne mund të krijojmë politika të përcaktuara qartë."



 

/Ora News.tv/