Policia ka larguar gazetarët edhe operatorët nga oborri i i godinës së Shërbimit Infektiv te QSUT ku aktualisht po trajtohen dy persona të infektuar me koronavirus dhe një person i tretë dyshohet gjithashtu.
Vendimi erdhi fill pasi aty mbërriti Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.
Policia vendosi menjëherë një perimetër sigurie.
Urdhri i ndalimit u mor për median dhe të afërmit e pacientëve që gjenden të shtruar atje.
Lexoni ketu te gjitha lajmet : Shqiperi, konfirmohen dy raste me koronavirus, mbyllen shkollet. Klikoni ketu per te githa te rejat

/Ora News.tv/