Policia ka vijuar kontrollin e territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Në qytetin e Durrësit është ushtruar një kontroll ku janë angazhuar 80 forca policie dhe 2 dronë.
Por nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit është monitoruar edhe zona e Krujës, konkretisht fshatrat Mafsheq, Cudhi dhe Nuoj.
Polica është duke përdorur edhe mjetet teknologjike si dronët për monitorimin e zonave të thella pyjore për mbjellje të kanabisit.
/Ora News.tv/