Pogradeci hap sezonin turistik, ministrat Klosi dhe Shalsi njihen me investimet dhe rregullat në plazhe

Qyteti i Pogradecit ka çelur sot sezonin turistik, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi dhe Ministri i Sipërmarrjes Eduard Shalsi.

Me ta ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Pogradecit Ilir Xhakolli i njohu ata me disa nga investimet e kryera së fundmi siç është sheshi i trëndafilave, 10 stola të personalizuar me pjesë nga lirikat e Lasgush Poradecit dhe tregimet e Mitrush Kutelit dhe në qendër të këtij sheshi një shatërvan në formë libri me thënie të dy shkrimtarëve.

Ata u njohën edhe me rehabilitimin e plazheve, hapësirave publike për pushuesit dhe rikthimit të plazheve të vjetra si plazhi i "Huçkave".

Gjithashtu u mbajt edhe një takim me operatorët e biznesit ku u diskutua mbi mënyrën se si do të jepet shërbimi këtë vit.

EMISIONET